Po realizohen projektet e kanalizimeve fekale dhe atmosferike në Komunën e Kaçanikut
Projekti "Ndërtimi i kanalizimit fekal ne fshatin Begracë" është duke vazhduar dhe do të përfshijë një rrjet primar mbi 16 km duke mundësuar orientimin e të gjitha rrjeteve sekondare dhe zgjidhjen e problemit të kahershëm të kanalizimit fekal në fshatin Begracë.
Vlera e kontratës për periudhën dyvjeçare 2022-2023 është 322,259.12€.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave tha se po ashtu përmes kontratës " ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe atmosferike" në vazhdimësi po ndërtohen segmente të rrjeteve të reja të kanalizimeve fekale dhe atmosferike dhe po mirëmbahen ato ekzistuese në lokalitete të ndryshme të komunës sipas prioriteteve dhe kërkesave të qytetarëve të listuara nga drejtoria.
Vlera e kontraktuar e kontratës për periudhën dyvjeçare 2022-2023 është 249,747.43€.