Pritet rregullimi i hapësirës publike dhe fontanës në fillim të shëtitores përgjatë lumit Nerodime
KaçanikPostuar: 12:42 / 01.11.2023
“Si pjesë e projektit „Rehabilitimi i dy shëtitoreve përgjatë lumit Nerodime" është paraparë edhe rregullimi i hapësirës publike dhe fontanës afër Urës së Konakut.
Me këtë projekt parashihet të nivelizohet dhe zgjerohet hapësira publike në fillim të bulevardit " Ismajl Raka", do të bëhet vendosja e fontanës së re (shadërvanit), ulëseve dhe vazove për lule nga elementet e betonit.” – thuhet në njoftimin e kësaj komune.