QKMF në Kaçanik aktivizon shërbimin e Gjinekologjisë dhe Radiologjisë
KaçanikPostuar: 16:47 / 01.12.2023
Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, tha se aktivizimi i këtyre dy shërbimeve shënon një hap shumë të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve shëndetësore komunale dhe rritje të këtyre shërbimeve.
Mjekët e angazhuar janë dr. Gjinekologe Paulina Lumezi e cila do të punoj nga dita e martë deri të premten duke filluar nga ora 8:00, ndërsa Dr. Mentor Trena - Radiolog do të punoj çdo të premte nga ora 16:00.
Mjekët e angazhuar i uruan për punë të mbarë edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sali Malsiu dhe drejtori i QKMF-së dr. Sinan Zeneli.