Rifillojnë punimet në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik
KaçanikPostuar: 12:27 / 13.06.2023
Drejtoria e Shërbimeve Publike, bëri të ditur se tashmë kanë rifilluar punimet në projektin e rregullimit të rrugës “Idriz Seferi”, projekt i filluar vite më parë nga Ministria e Infrastrukturës.
Drejtori Ramadush Osmani bëri të ditur se punimet në këtë projekt, janë duke u financuar nga Ministria e Infrastrukturës në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut.
Punime në fazën e dytë po ashtu janë duke u realizuar edhe në sheshin e qytetit, në projektin e rehabilitimit të dy shëtitoreve në bulevardin “Ismajl Raka” si dhe në shumë projekte infrastrukturore komunale.
Në takim u bë e ditur se këtë vit janë planifikuar të realizohen shumë projekte që kanë për qëllim rregullimin e hapësirave publike për qytetarët e komunës sonë.