Shënohet 1 Qershori - Dita e Fëmijëve edhe në Kaçanik
Si kryetar i Komunës, Ruzhdi Shehu u zotua në angazhimin e tij për krijimin e kushteve për edukim, zhvillim dhe respektim të të drejtave të fëmijëve. Fëmijët janë burime e pafundme të gëzimit dhe frymëzimit, andaj, ne jemi këtu për ju, për t'ju mbështetur, për t'ju dëgjuar dhe për t'ju ndihmuar të rriteni dhe të zhvilloheni në mënyrën më të mirë të mundshme.
1 Qershori është një ditë për t'i dhënë vlerë dhe për t'u kujtuar se fëmijët janë shpresat tona për të ardhmen dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë. Është dita kur të gjithë ne, si prindër, edukatorë dhe anëtarë të shoqërisë, duhet të angazhohemi për të siguruar mirëqenie, edukim dhe mbrojtje të përsosur për fëmijët tanë.
Sot, le të festojmë të gjitha vlerat dhe talentet që fëmijët sjellin në botë. Le t'i kujtojmë atyre se janë të rëndësishëm, se zëri dhe mendimet e tyre kanë vlerë.
Urime për Ditën Botërore të Fëmijëve!
Urime 1 Qershori!