Shkolla Fillore "Jusuf Gërvalla" në fshatin Biqec po bëhet me sallë të edukatës fizike

KaçanikPostuar: 15:43 / 16.08.2023

Kjo po bëhet e mundur falë investimit të komunës në këtë shkollë edhe me sallën e edukatës fizike.

Punimet nga afër i përcolli Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi me bashkëpunëtorë komunal, duke shtuar se ky projekt do t’i ofroj mundësi e kushte të mira për të gjithë të rinjtë e kësaj ane, të cilët do të kenë mundësinë që të zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive e rekreative.

Salla të tilla sportive janë ndërtuar edhe në disa objekte të tjera shkollore, ndërsa investime në arsim janë duke u zhvilluar edhe në projekte të tjera kapitale. Sipas menaxherit të projektit Ilir Koraqi shuma e investuar në këtë projekt do të jetë 285,000.00 €, mjete të ndara nga buxheti komunal.