Urimi i kryetarit Ilazi me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Kaçanikut

KaçanikPostuar: 16:59 / 11.06.2023

Urimi i plotë i kryetarit Ilazi:

Urime Dita e Çlirimit

Kjo ditë e shënuar në historinë kombëtare

Në këtë ditë festive, nuk do të harrojmë gjakun e derdhur për liri të dëshmorëve e Heronjve të kombit, nderojmë kujtimin për të gjithë martirët e rënë, kujtojmë të gjithë fëmijët e vrarë pafajësisht, këto lulëkuqe të atdheut, që janë pjesa më e dhimbshme e historisë së luftës sonë. Nderojmë  luftën e shenjtë  dhe sakrificën e gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkulje e përjetshme ndaj invalidëve të luftës, që nuk kursyen as gjymtyrët e tyre për çlirimin e atdheut. Kujtojmë veprimtarinë dhe pendën e veprimtarëve të çështjes kombëtare. Ndajmë respektin për nënat dhe motrat tona që ishin pjesë e pandalshme e kontributit dhe sakrificës në luftën për liri. Falënderues përgjithmonë ndaj aleatëve tanë ndërkombëtarë  të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Urime e gëzofshim këtë ditë gjithmonë!