Urimi i kryetarit Ilazi për festën e Kurban Bajramit

KaçanikPostuar: 17:46 / 28.06.2023

Urime e me fat Kurban Bajrami,

Urime kjo ditë e shënuar, ku manifestohet sakrifica dhe devotshmëria ndaj zotit, duke ndarë së bashku gëzimin dhe dashurinë që sjell kjo festë e për të qenë  gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme.

Uroj që Festa e Bajramit në familjet tona të sjell lumturi, harmoni vëllazërore, respekt, tolerancë e mirëkuptim, t’u dilet në ndihmë skamnorëve dhe kategorive të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Po, ashtu urojmë që të gjithë ata të cilët kanë vendosur që të vizitojnë Mekën, të kenë një udhëtim të mbarë e një Haxh të pranuar dhe të kthehen shëndosh e mirë pranë familjeve të tyre.

Me respekt
Kryetari Besim Ilazi