Vazhdojnë investimet kapitale në projektet e arsimit në Komunën e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 15:22 / 24.08.2023

Gjatë vizitës së punimeve, Kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, tha se po punohet në objekte shkollore, me qëllimi të krijimit të kushteve sa më të mira dhe njëkohësisht për të bërë përgatitjet për fillimin e një procesi sa më të mirë mësimor.

Sipas menaxheres së projektit, Jehona Hoxha Dervishi, punimet në objektet shkollore janë duke u realizuar sipas dinamikes së planifikuar, ndërsa shuma e investimeve do të jetë mbi 127 mijë euro, mjete të ndara nga buxheti komunal.