Vazhdojnë punimet në projektin e nënkalimit në Kaçanik
KaçanikPostuar: 13:52 / 02.08.2023
Nga afër punimet u përcollën nga Nënkryetari Sabedin Vishi, i cili e konsideroi si një projekt teje të rëndësishëm për banorët e kësaj ane, duke cekur përkushtimin institucional për mirëqenien e qytetarëve.
Menaxherët e këtij projekti Arian Teneqja dhe Shkodran Sopa, bënë të ditur se kostoja e projektit është 210,096.8 euro, mjete nga buxheti komunal, ndërsa punimet janë duke u zhvilluar në hidroizolimin e bazës së parë të betonit.