Vazhdojnë punimet në shenjëzimin e trafikut në Komunën e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 15:19 / 25.08.2023

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Kaçanikut, Ramadush Osmani tha se krahas shenjëzimit horizontal dhe vertikal të rrugëve lokale kujdes të veçantë po i kushtohet edhe hapësirave pranë institucioneve publike (QKMF-së, Gjykatës Komunale, pllatos së Stacionit të Autobusëve, hapësirës përballë Palestrës së Sportit) ku janë shenjëzuar vend parkingjet për nevoja të funksionimit të këtyre institucioneve.

Përmes këtij projekti synohet të rritet siguria e këmbësoreve dhe orientimi më i mirë.