Vazhdon realizimi i projekteve për krijimin e hapësirave sportive në Komunën e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 15:51 / 11.10.2023

Postimi i plotë nga kjo komunë:

Hapësirat sportive e rekreative çdo ditë po i shtohen komunës sonë. Janë duke u implementuar projektet e ndërtimit të terreneve sportive si dhe rregullimi i sallës së edukatës fizike në SHMP “Jusuf Gërvalla” në Biqec. Punimet u përcollën nga afër nga Kryetari Besim Ilazi dhe Nënkryetari Sabedin Vishi me bashkëpunëtorë. Kryetari Ilazi tha se realizimi i këtyre projekteve ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënës dhe të rinj, që të kenë sa më shumë hapësira për realizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative. Projektet po financohen nga buxheti komunal.