Votohet Propozim Vendimi për caktimin e lokacionit për nevoja të HANDIKOS nga Kuvendi Komunal i Kaçanikut

KaçanikPostuar: 14:40 / 30.05.2023

Kuvendi ka mbajtur mbledhjen e V-të për vitin 2023, të cilën e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari Besim Ilazi, Nënkryetari Sabedin Vishi dhe stafi ekzekutiv.

Anëtarët e kuvendit miratuan Draft Planin komunal për Ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Kaçanikut, 2023-2025. Poashtu me shumicë të votave u miratua edhe Propozim Vendimi për Shfuqizimin e Vendimit 01Nr. 104/02-7676/22 për dhënien në menaxhim të përkohshëm parkingjet në pronësi të komunës, ndërmarrjes publike KRM “ Pastërtia” Sh. A- Njësia në Kaçanik, ndërsa përfaqësues nga opozita në kuvend kërkuan që anëtarët e kuvendit të informohen më hollësisht edhe përmes një raporti një vjeçar financiar nga kjo kompani, për të cilin raport drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, u zotua se do t’ia përcjellë anëtarëve të kuvendit për diskutim në mbledhjen e ardhshme.

Anëtarët e kuvendit poashtu miratuan edhe pikat e rendit të ditës:
-Propozim Vendimi për Emërimin e komisionit përzgjedhës për Drejtor të institucioneve arsimore;
-Propozim Vendimi për shpallje me interes publik pjesën e PK 00382-2 ZK Bajnicë, në emër të Xhemal Fazliu, për këmbim me pjesët e parcelave 00379-0; 00384-0, pronë shoqërore rrugë publike;
-Propozim Vendimi për shpallje me interes publik pjesën e PK 00439-1, ZK Duraj, në emër të Adem Salihaj, për këmbim me pjesën e parcelës 00452-0, pronë shoqërore rrugë publike;
-Propozim Vendimi për shpallje me interes publik pjesën e PK 00905-2, ZK Nikaj, në emër të Fatmir Gula, për këmbim me pjesën e parcelës 00920-1, pronë shoqërore rrugë publike;
-Propozim Vendimi për shpallje me interes publik pjesët e PK 00980-0; 00982-0, ZK Kaçanik në emër të Naser Dema, për këmbim me PK 00979-0, pronë komunale;
-Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për nevoja të HANDIKOS;
-Raporti i punës i Komitetit për Komunitete për vitin 2022, ndërsa si pikë e rendit të ditës u shtua edhe diskutimi për organizimin e një punëtorie me grupin punues, ekzekutivin dhe anëtarët e kuvendit komunal për draft dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal.