1.2 milionë euro investime për ujin në Kamenicë
KamenicëPostuar: 19:49 / 13.02.2024
Njoftimi i plotë i kryetarit Rahimaj:
1.2 milionë euro investime për ujin në Kamenicë
Rogana, Novosella, Hodonoci, Muçiverci, Shipashnica e Dajkoci do të kyçen në tërësi në ujësjellës (303,000€).
Rezervuar i ri i ujit në Berivojcë për të siguruar furnizimin me ujë për qytetin(120,000€).
Projekti Flows(750,000€): Zgjerim i rrjetit në qytet, eliminimi i gypave të asbestit në Lagjen "Iliria".
Falënderim i madh për Ministrinë e Ekonomisë dhe KRU "Hidromorava" me Kryeshef z. Ymer Salihu. Së bashku jemi afër që t’a eliminojmë pothuajse në tërësi problemin e ujit në Kamenicë.