Angazhohen 32 praktikantë me pagesë në institucionet e Komunës së Kamenicës

KamenicëPostuar: 15:16 / 15.02.2024

21 Vajza të reja e 11 djem, do të aftësohen e ndjekin nga afër punën e departamenteve të institucionit si dhe do të mësojnë procedurat e funksionimit të tij.

Praktika e tyre në komunë do të zgjasë për 3 muaj, duke parë e analizuar edhe mundësitë e zgjatjes së kohës së angazhimit, bazuar në atë se çka ata do të ofrojnë për institucionin.