Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Kamenicës
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, disa nga drejtorët e drejtorive komunale, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Kamenicës,
2. Shqyrtimi i raportit tre mujor financiar Prill-Qershor 2023,
3. Shqyrtimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Kamenicës 2023-2027,
4. Të ndryshme.
Pasi Kryesuesi Liridon Kastrati hapi mbledhjen propozoi që në rend dite të hyjë edhe pika:
1.Plotësim-ndryshim i vendimit për koordinatorin e Këshillave Lokale.
Të gjitha këto pika u miratuan me shumicë votash nga asambleistët.