Fermerët kamenicas përkrahen me farë gruri dhe pleh artificial

KamenicëPostuar: 09:34 / 16.10.2023

Gjithsej 48 fermerë kanë përfituar  nga ky projekt, të cilëve u janë shpërndarë 10,500 kg me farë gruri dhe 12,500 kg pleh artificial.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se pë herë të parë po ndodh mbështetja e fermerëve me pleh artificial.

"Përkrahja për fermerët në të ardhmen do të vazhdojë me mekanizëm bujqësor”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Edhe Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, duke uruar fermerët përfitues, tha se u dëshiron të mbjella të mbara dhe rendimente sa më të larta të grurit.