Fillon ofrimi i shërbimeve urologjike për qytetarët e Kamenicës
KamenicëPostuar: 19:21 / 08.11.2023
Postimi i plotë i kryetarit Rahimaj:
A ka ndonjë gjë më të rëndësishme se shëndeti?
Për një kontroll bazike urologjike, tash e shumë vite qytetarët e Kamenicës kanë shpenzuar kohë, energji dhe para.
Jam shumë i lumtur që për vetëm dy vite mandat, kemi arritur që të angazhojmë pediatër, radiolog, gjinekolog, ndërsa tani edhe urolog.
Këto shërbime që kanë munguar për vite të tëra, e sot qytetarëve u ofrohen në Kamenicë, janë dëshmi e përpjekjeve tona për transformim rrënjësor në shërbimet shëndetësore.
Punët e mira vazhdojnë, sepse #nukNdalemi.