Komuna e Kamenicës finalizon dokumentin ‘’Letra e Bardhë’’
Ky dokument synon të promovojë investimet e mundshme nga investitorët vendor dhe të huaj dhe të përshpejtojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me synim të përmbushjes së objektivave zhvillimore të Komunës.
Përmes dokumentit ‘’Letra e Bardhë’’, Komuna e Kamenicës fton të gjithë investitorët potencialë që duan të investojnë në Kamenicë, të informohen për secilën fazë të procesit të tyre investues, duke lehtësuar qasjen në të gjitha informatat relevante dhe duke ofruar zero barriera administrative.
‘’Jam i lumtur që është finalizuar Pakoja Investive ‘’Letra e Bardhë’’, që ka qenë premtim gjatë fushatës elektorale me qëllim të tërheqjes së investitorëve në Komunën e Kamenicës. Krijimi i këtij dokumenti është një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një të ardhme të begatë për komunën tonë dhe të gjithë qytetarët e saj’’, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Dokumenti është i publikuar në Web-Faqen e Komunës dhe mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://publuu.com/flip-book/327657/754503/page/0...