Gara e vrapimit nga ‘’Flat Feet Run Club’’, mbahet edhe në Kamenicë

KamenicëPostuar: 16:36 / 13.11.2023

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit e shkollës ‘’Dëshmorët e Kombit’’, bën thirrje të ndalohet gjuha e urrejtjes duke kërkuar barazi gjinore dhe të drejta të barabarta për të gjithë.

Kësaj iniciative, i është bashkangjitur edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Afrim Dervishi, ku përveç përkrahjes së ekipeve garuese, Kryetari Rahimaj është shprehur se organizmet e kësaj forme, janë një shembull shumë i mirë e sidomos kur marrin pjesë të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës.

“Në Kamenicë jetojnë komunitete të ndryshme dhe gjithmonë kemi synim përfshirjen e tyre si në qeverisje ashtu edhe në shoqëri’’, ka thënë po ashtu Kryetari Rahimaj.

Projekti ‘’Flat Feet Run Club’’, është financuar nga UNDP Kosovo dhe UNFPA Kosovo.