Investime gjysmëmilionëshe për sigurimin e ujit të pijes në Komunën e Kamenicës

KamenicëPostuar: 13:19 / 11.08.2023

Sipas Kryetarit Rahimaj, qytetarët e Kamenicës më nuk kanë nevojë të bëjnë zgjidhje individuale për ujë të pijshëm sepse me projektin në vlerë prej 560 mijë euro po bëhen investimet në:

1.Hapjen e puseve të reja për Qytetin, duke shtuar kapacitetet për 6 litra në sekondë, në vlerë prej 50,000€.
2.Po investohen 170,000€ për kyçjet individuale në ujësjellës për fshatrat Hodonoc, Muçivërc dhe Dajkoc.
3.Në Karaçevën e Epërme së shpejti do të investohen 340,000€ për rrjetin e ujësjellësit.

Kryetari Rahimaj, po ashtu ka falënderuar  KRU "Hidromorava" për kontributin dhe bashkëpunimin.