Kamenica burim i personaliteteve të shquara

KamenicëPostuar: 19:20 / 31.07.2023

Në një tryezë të përbashkët, në fshatin Tugjec, figura të rëndësishme, kanë diskutuar e kanë ndarë eksperiencat e tyre profesionale të cilat padyshim se do të shërbejnë si udhërrëfyes në të ardhmen.

Një organizim i tillë, është bërë në kuadër të “Kamenica Summer Fest”, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për kontributin e këtyre personaliteteve, nga e kaluara e deri më sot, ku biseda produktive, këshilla e rekomandime që  transmetonin vlera të çmuara për të mirën e përbashkët, u mirëpritën nga Kryetari i Komunës duke e falënderuar gjithsecilin për angazhimin e tyre në zhvillimin e komunës dhe vendit.