Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e shtatë
Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, kryesuesi i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2027, Selami Zylfiu, monitorues të jashtëm.
Në rend ditë ishin këto pika:
1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë, Sh.01 Nr.22823 e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Shqyrtimi i raportit tre mujor financiar Prill-Qershor 2023,
3. Shqyrtimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Kamenicës 2023-2027,
4. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi të gjitha pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.