Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Kamenicës mban mbledhjen e rregullt

KamenicëPostuar: 18:40 / 22.11.2023

Në rend ditë ishin këto pika:

1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2.Kërkesë për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit Nr.36772,
3.Propozim-vendim për miratim për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Kompaninë "ISO-RUBI" Sh.P.K me procedurë të negocimit të ofertës,
4. Propozim-vendim për caktimin e normave tatimore të tatimit në pronën e paluajtshme për vitin 2024,
5. Propozim-vendim për dhënien e subvencioneve në lëmin e bujqësisë,
6. Të ndryshme.

Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të gjitha pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.