Komuna e Kamenicës me ndryshime të mëdha në çerdhen e fëmijëve
“Fëmijët janë më të rëndësishmit për ne
Prandaj, nuk ka më ushqime të konzervuara por ushqime me të gjitha vitaminat dhe mineralet që ju duhen atyre.
Përpos ushqimit, çerdhja në Kamenicë pas 20 vitesh, për herë të parë është rinovuar dhe furnizuar me lodra të reja.” – u shpreh kryetari Rahimaj.
Kurse, nutricionistja Diellza Arifi, tha që: “Gjatë vizitave të mia atje kam parë që fëmijët deri vonë nuk janë ushqyer shëndetshëm, për shkak që e njëjta meny ka qenë për të gjithë fëmijët e të gjitha grupmoshave në çerdhe dhe gjithashtu menyja ka qenë e pasur me ushqime tejet të procesuara, jo të shëndetshme dhe rrallë herë me prejardhje vendore. Këtë e kemi ndryshuar dhe jam shumë e lumtur për këtë.”
“Të ushqyerit e shëndetshëm është mjaft i rëndësishëm në çdo fazë jetësore e aq më shumë në fëmijërinë e hershme. Në institucionin parashkollor “Filizat” fëmijët ushqehen me ushqime të shëndetshme, gjë që ndikon në rritjen e zhvillimin e tyre, ku konsideroj se është një përparësi mjaftë e madhe për këtë institucion” –tha drejtoresha e IP “Filizat” Xhevrije Krasniqi.