Komuna e Kamenicës ndan çertifikata për praktikantët në kuadër të projektit “Praktika në Punë”

KamenicëPostuar: 17:59 / 06.11.2023

Këta praktikant kanë qenë të angazhuar në kuadër të projektit “Praktika në punë”, e mbështetur nga UNDP.

I pari i komunës ka thënë se mundësitë e tilla për të rinjtë e Kamenicës janë të duhura, pasi që sipas tij ata angazhohen në sektorë të ndryshëm ku edhe zgjerojnë njohuritë e tyre.

Edhe praktikantët janë ndarë të kënaqur pasi që kanë pasur mundësi që njohuritë e tyre t’i zgjerojnë edhe më shumë duke parë nga afër punët në institucionet komunale.