Komuna e Kamenicës pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Francë
KamenicëPostuar: 14:31 / 18.04.2024
Ky panair është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për profesionistët e turizmit malor.
Nisur nga fakti se për Komunën e Kamenicës është shumë i rëndësishëm zhvillimi i turizmit në vend, dhe se po punohet në këtë drejtim, vizitat në panaire të tilla japin mundësi të që hapen rrugë të reja për zhvillimin e këtij sektori, të ndiqen praktika të mira të vendeve të tjera, si dhe më e rëndësishmja të krijohen kushte edhe për bashkëpunime të mundshme për zhvillim të turizmit.
Për turizmin e zhvillimin ekonomik Kryetari Rahimaj ka qenë edhe pjesë e takimit me Kryetarët e Komunave të Gresivaudan, për të vazhduar më pas vizitat në qendrat kryesore të turizmit në Francë.