Komuna e Kamenicës subvencionon nxënësit e dalluar në garat e diturisë për periudhën 2022/2023

KamenicëPostuar: 09:28 / 18.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Rahimaj:

Më të mirët duhet të shpërblehen

Kam nënshkruar vendimin për subvencionimin e nxënësve të cilët kanë treguar rezultate të dalluara në garat e diturisë e ato sportive në nivel komunal, regjional e republikan për periudhën 2022/23.

Në kuadër të këtij subvencionimi 4140€ është shuma e ndarë për nxënësit, kurse 6300€ për mësimdhënësit që kanë ndihmuar në arritjen e këtyre rezultateve.

Për nxënës të dalluar e mësimdhënës të angazhuar.