Kryetari Rahimaj e mbyll vitin me një investim të ri prej 1.5 milionë euro

KamenicëPostuar: 17:14 / 29.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Rahimaj:

E mbyllim vitin me 1,5 milionë euro investim të ri

Do të bëhet rregullimi i rrugëve në malësinë e Kamenicës:
1.Rruga Feriqevë-Gjyrishec

Si dhe rrugët:
2.Rruga "Bejtë Pireva"
3.Rruga e Fushave

Gjithsej 7.5 km gjatësi rrugore e cila do asfaltohet.

Falënderoj Ministrin e MMPHI-së Liburn Aliu dhe zëvendësin Hysen Durmishi për bashkëpunimin e treguar.

Vazhdojmë me angazhim maksimal në vitin 2024, #nukndalemi