Kryetari Rahimaj: Kamenica ndërkombëtare, epoka e re që ka filluar sot

KamenicëPostuar: 10:16 / 24.08.2023

Me një vlerë prej 3.3 milionë€, Kamenica po fillon ndërtimin e  Stadiumit të parë Atletik me standarde ndërkombëtare, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

“Ky projekt nuk paraqet vetëm një stadium, paraqet shpresë dhe kapërcim historik për Kamenicën sepse garat ndërkombëtare që synojmë t'i mbajmë këtu, paraqesin impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, tha Kryetari Rahimaj.

Stadiumi i Atletikës është projekti më i madh kapital në histori të Kamenicës.