Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me "Cultural Heritage without Borders"

KamenicëPostuar: 14:39 / 13.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Rahimaj:

Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kamenicës

Me përfaqësues nga "Cultural Heritage without Borders" sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit e cila ka për qëllim mbrojtjen, promovimin dhe konzervimin e trashëgimisë kulturore në Kamenicë.

Kjo marrëveshje në parim ka modelimin e distriktit kulturor me qëllim identifikimin e elementeve karakteristike që ka Komuna e Kamenicës dhe organizimin e kampit "Heritage Lab" që thellon edhe më tutje interesimin tonë në fushën e trashëgimisë.