Kryetari Rahimaj pjesë e diskutimit: “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”
Në këtë tryezë, Avokati i Popullit Naim Qelaj, theksoi rolin dhe rëndësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, me theks të veçantë zbatimin e rekomandimeve të këtij institucioni ku sipas tij ende nuk janë në nivel të kënaqshëm.
Përfaqësuesit e komunave dhanë propozime konkrete në drejtim të gjetjes së mënyrës së duhur për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, dhe kushtëzimin e zbatimit të tyre me përfitime të granteve buxhetore.
Çështje të tjera të cilat u ngritën nga të pranishmit ishin: zbatimi i Ligjit për Barazi Gjinore, respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, problemi i qytetarëve të Luginës së Preshevës me mungesën e dokumenteve të identifikimit dhe mos fitimin e shtetësisë, dhe të drejtave të tjera për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit.