Kryetari Rahimaj pjesë e Samitit të katërt Global të Qyteteve të Forta
KamenicëPostuar: 21:21 / 21.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Rahimaj:
Nga dita e martë po qëndroj në New York të SHBA-ve, në kuadër të samitit botëror ku po marrin pjesë më shumë se 100 qytete nga e gjithë bota, duke filluar nga kryetari nikoqir Eric Adams e shumë përfaqësues komunash.
Për herë të parë në histori, Kamenica është përkrahëse e deklaratës kundër urrejtjes, ekstremizmit e polarizimit shoqëror, deklaratë kjo e nënshkruar tashmë nga Kryetari i New York-ut, Eric Adams dhe e mbështetur nga shumë qytete pjesëmarrëse.
Përvoja dhe mundësitë e jashtëzakonshme në takime e organizime të tilla, japin mundësinë që të shkëmbehen praktika për shumë probleme me të cilat ballafaqohet komuniteti, duke hapur rrugë për ide dhe zgjidhje të qëndrueshme.