Kryetari Rahimaj po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi
Njoftimi i plotë i kryetarit Rahimaj:
“Për dy ditë radhazi së bashku me kolegun nga sektori i turizmit Edonin po qëndrojmë në Turqi, ku po takojmë përfaqësues të lartë vendi dhe biznese.
Gjatë këtyre ditëve jemi takuar me z.Sabri Demiri, i cili është kryekëshilltar i presidentit turk Erdogan si dhe i deleguar special për vendet e Ballkanit.
Gjithashtu me ekspertët e Fondit Sovran, Mentor Hyseni dhe Gent Nushi, kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit si dhe sjelljen e investitorëve potencial në Kamenicë. Paralelisht me këtë, kemi prezantuar edhe potencialin e madh që ka Kamenica në fushat si bujqësia e energjia e pastër.
Kemi vizituar edhe disa kompani të cilat janë të specializuara në fushën e ndërtimtarisë si dhe projekteve të tjera infrastrukturore.
Vizita të tilla përpos që hapin rrugë për bashkëpunim, bëhen edhe udhëzuese për ide të reja për investime në Kamenicë.
Falënderoj z.Jakup Gashin për mundësimin dhe organizimin e kësaj vizite.”