Kryetari Rahimaj pret në takim bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale
Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetin Kontrata Sociale, ku Komuna e Kamenicës do të jetë pjesë e këtij projekti, në mënyrë që qytetarët të përfshihen sa më shumë në procesin e vendimmarrjes.
I pari i komunës ka falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre, duke thënë se idetë e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes janë tejet të rëndësishme.
“Çdo vendim që marrim ka pikësynim jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Është prioritet i yni që qytetari t’i prezantoj idetë për projektet që ai mendon se janë të rëndësishme për lagjen apo edhe qytetin në tërësi. Mirëpo, është edhe më e rëndësishme që qytetari të jetë edhe pjesë e procesit të vendimmarrjes, ku ato ide të cilat i prezanton të realizohen. Andaj për këtë jemi duke menduar që aktiviteti i Kontratës Sociale është më i duhuri që qytetarët t’i përfshijë në këtë proces”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Edhe Drejtoresha Burbuqe Leka theksoi se Kontrata Sociale është një projekt i rëndësishëm për Komunën e Kamenicës, pasi që sipas saj qytetarët e kanë më të lehtë përfshirjen në procesin e vendimmarrjes.
Në anën tjetër bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, në këtë takim prezantuan vlerësimin për pjesëmarrje të qytetareve për Komunen e Kamenices dhe hapat që do të ndërmirren për këtë aktivitet.