Kryetari Rahimaj priti në takim Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi si dhe homologun nga Mitrovica e Veriut, Erden Atiq
KamenicëPostuar: 18:58 / 28.02.2024
Kryetari Rahimaj, lidhur me këtë takim ndër të tjera ka shkruar:
“Bashkëpunimi mes Komunës së Kamenicës dhe MAPL-së tashmë ka frytet e veta, siç është projekti për Parkingun e Gjelbër në qytet si dhe atraksionin turistik “Lugu i Verdhë”.
Nga afër kemi parë punimet që po realizohen në kuadër të të dyja projekteve, të cilat janë duke shkuar shumë mirë dhe shumë shpejt pritet që të përfundojnë.
Me MAPL-në bashkëpunimi do të vazhdojë, pasi që është aplikuar për projekte të reja si ai i trotuarit në fshatin Ruboc, duke mos lënë anash mundësinë për bashkëpunime të mëtutjeshme.
E falënderova Ministrin për mbështetjen si dhe korrektësinë e treguar deri më tani.”