Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhjen e dhjetë të rregullt
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e IX-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës.
2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3. Shqyrtimi i raportit tre mujor financiar Korrik-Shtator 2023.
4. Propozim-Vendim për caktimin e tarifave dhe mënyrës së inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave.
5. Të ndryshme.
Pasi paraqiti rendin e ditës Kryesuesi, nga Kryetari Rahimaj u propozua që të hyjë edhe një pikë:
6. Propozim-Vendim për formimin e Komisionit Komunal të Aksionerëve për NLP "Dardana" Sh.A. Kamenicë,
Si dhe nga Kryesuesi u propozua pika:
7. Propozim për Mbështetje Financiare.
Pas debatit nga asambleistët, me shumicë votash të gjitha pikat u shqyrtuan dhe miratuan, ku u formua edhe Komisioni Komunal i Aksionarëve për N.L.P "Dardana" Sh.A Kamenicë.