Mbahet diskutimi publik për Draft-Rregulloren për Shërbime Publike në Komunën e Kamenicës
Këtë diskutim e hapi grupi punues i kësaj rregulloreje, ku të pranishëm ishin zyrtarë komunal, qytetarë e OJQ.
Kryetari i grupit punues të këtij dokumenti, Sami Morina, në hapje të këtij diskutimi ka thënë se kjo rregullore ka për qëllim trajtimin e ofrimit të shërbimeve publike komunale, përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe pamjes sa më të bukur të qytetit dhe vendbanimeve tjera.
“Me këtë Rregullore përcaktohen të drejtat, detyrat dhe sanksionet kundërvajtëse me gjobë për personat fizik, personat juridik, në lëmin e shërbimeve publike në territorin e Komunës së Kamenicës”, ka thënë ai.
Nga të pranishmit u bënë disa pyetje dhe komente kryesisht në riformulim të neneve, dhe fjalive.
Lidhur me këtë diskutim do të publikohet edhe procesverbali.