Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Kamenicës

KamenicëPostuar: 15:17 / 22.02.2024

Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, Shërbimi Profesional, monitorues të jashtëm.

Në rend ditë ishin këto pika:

1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2.Propozim-vendim për miratim të propozim vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë për "Hydajet Pireva B.I", me procedurë të ofertës,
3.Propozim-vendim për themelimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik Lokal,
4.Propozim-vendim për miratim të propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër  të pronës së paluajtshme komunale përmes ankandit publik. Lokal "Objekti Shtëpia e Kulturës "Isa Kastrati",
5.Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për Policinë e Republikës së Kosovës-SPMK Muçiverc,
6. Propozim-vendim për dhënien për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit bazë Sh.01 Nr.7976,
7.Të ndryshme.

Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të gjitha pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.