Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Kamenicës
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, disa nga drejtorët e drejtorive komunale, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e X-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës.
2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e ligjshmërisë së vendimit nr.36772.
4. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e ligjshmërisë së vendimit nr.36867.
5. Propozim-Vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Kamenicës për vitin 2024.
6. Propozim-Vendim për caktimin e normave tatimore të tatimit në pronën e paluajtshme për vitin 2024.
7. Propozim-Vendim për lejimin e mjeteve financiare në lëmin e bujqësisë.
8. Të ndryshme.
Pasi paraqiti rendin e ditës Kryesuesi, nga Kryetari Rahimaj u propozua që të hyjë edhe një pikë:
9. Propozim-Vendim për faljen e tatimit në pronë në vlerë prej 100 Euro për vitin tatimor 2023.
Pas debatit nga asambleistët, me shumicë votash të gjitha pikat u shqyrtuan dhe miratuan.