Mbahet punëtoria për draftimin e Planit të Veprimit të Mekanizmit Koordinues Komunal kundër Dhunës në Familje në Kamenicë
Kjo punëtori mblodhi së bashku anëtarë të mekanizmit koordinues komunal të Kamenicës, përfaqësues të drejtorive relevante nga komuna, Policia e Kosovës, zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave, agjensioni për ndihmë juridike falas, qendra për punë sociale, strehimorja “Liria” Gjilan, Grupi i Grave të Kamenicës, shërbimi sprovues nga Ministria e Drejtësisë, zyra për ndihmë juridike falas, zyrtarja për barazi gjinore, etj.
Takimin e hapi Artan Murati, Zyrtar i Lartë Ligjor pran Misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili duke falënderuar anëtarët e MKKDHF për angazhimin e tyre, theksoi se OSBE-ja do të jetë gjithmonë mbështetëse në ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të MKKDHF.
Ndërsa, Koordinatorja e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli-Kastrati, falënderoi anëtarët e MKKDHF për pjesëmarrjen në këtë takim dhe për kontributin që ata dhanë në hartimin e Planit të Veprimit të MKKDHF.
Ajo ndër të tjera prezantoj propozimet dhe idetë e planit ku theksoi se përpilimi i këtij plani do të përmirësoi efikasitetin e mekanizmit komunal në parandalim dhe, reagim ndaj dhunës në familje, si dhe koordinim më të mirë në planifikimin e aktiviteteve që duhet të implementohen në nivel lokal.