Mbahet takimi për projekt propozimin për krijimin e Qendrës Zejtare në Kamenicë

KamenicëPostuar: 17:26 / 14.09.2023

Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtoresha Burbuqe Leka, Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, zyrtarë nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik si dhe përfaqësues të bizneseve zejtare.

Temë diskutimi e takimit ishte projekt-propozimi për krijimin e Qendrës Zejtare, ku u shpalos projekti ideor, si dhe më pas u morën rekomandimet nga përfaqësuesit e bizneseve për plotësimin e këtij projekti.

Takimi është financuar nga KEP Trust.