Miratohet Draft-Buxheti i Komunës së Kamenicës për vitin 2024

KamenicëPostuar: 16:41 / 26.09.2023

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës.
2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Draft- Buxhetit Komunal për vitin 2024 dhe parashikimet për vitin 2025-2026.
4. Propozim-Vendim Sh.02.nr.31532, për rritje të të hyrave vetanake.
5. Informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit.
6. Të ndryshme.

Pas debatit nga asambleistët, me shumicë votash u miratua edhe Draft-Buxheti për vitin 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025-2026.

Po ashtu, të gjitha pikat tjera u shqyrtuan dhe u miratuan nga asambleistët.