Në Kamenicë janë korrur rreth 60% të sipërfaqes me grurë

KamenicëPostuar: 15:55 / 26.07.2023

Komisioni komunal që po e përcjell në vazhdimësi këtë proces, ka theksuar se deri më tani është duke shkuar mirë dhe pa ndonjë problem.

Nga informatat e këtij komisioni, deri më tani janë korrur rreth 1,260 ha. apo rreth 60 % të sipërfaqes së përgjithshme të mbjellave me Grurë, ndërsa sa i përket sipërfaqes me Elb tani është përfunduar i tërë procesi i korrje- shirjeve.  

Sipas komisionit gjatë vazhdimit të procesit të korrje-shirjeve nuk ka pasur probleme sa i përket anës së kombajnerëve dhe fermerëve, e po ashtu nuk ka pasur asnjë rast të paraqitjes së fermerëve për mos-respektim rendi.

Në bazë të të dhënave nga komisioni gjatë vizitave në terren, rendimentet për hektar janë rreth 2,500 – 3,000 kg./ ha. për grurë, kurse për elb 2,500 – 2,800 kg./ ha.