Në Kamenicë mbahet sesion Informativ mbi Identifikimin dhe Parandalimin e Dhunës në baza gjinore dhe Diskriminimit

KamenicëPostuar: 10:55 / 29.09.2023

Në këtë sesion informativ, palët kryesore të interesit, duke përfshirë të rinjtë, u mblodhën për të mësuar dhe diskutuar se si të identifikohen dhe parandalohen të gjitha format e dhunës përfshirë dhe diskriminimin.

Alban Maliqi - përfaqësues i Organizatës Solidare Suisse SEE, paraqiti përmes sllajdeve çështjet që u ndërlidhën me këtë temë.

Paneliste e këtij aktiviteti ishte edhe Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së, njëherit edhe Koordinatore e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, e cila bashkëbisedoj me nxënës lidhur me Parandalimin e Dhunës në Baza Gjinore, Diskriminimin.

Ajo ndër të tjera i njoftoj të rinjët për Mekanizmin Komunal Koordinues Kundër Dhunës në Familje, rolin dhe rëndësinë e këtij mekanizmi.

Gjatë sesionit informativ, nxënësit u informuan për:

- Koncepti i barazisë gjinore,
- Identifikimi i formave të ndryshme të dhunës me bazë gjinore, dhunës në familje dhe diskriminimit
- Strategjitë për parandalimin dhe trajtimin e GBV-së dhe diskriminimit
- Inkurajimi i raportimit dhe kërkimi i mbështetjes për viktimat e GBV.

Nxënësit u angazhuan në mënyrë aktive me panelistët, duke diskutuar metodat e parandalimit dhe mekanizmat e raportimit të DHBGJ.

Ky takim u organizua nga Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe e financuar nga Bashkimi Evropian.