Njoftim nga Komuna e Kamenicës për lirim të hapësirave publike
KamenicëPostuar: 12:56 / 22.08.2023
Njoftimi i plotë:
Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në Komunën e Kamenicës, njofton banorët e qytetit, saktësisht ata të cilët banojnë në banesat mbrapa Amifteatrit të Bulevardit, dhe të cilët kanë garazha apo depo, duhet ta lirojnë hapësirën publike, pasi që së shpejti do të fillojë rrënimi i këtyre objekteve, për shkak të realizimit të projektit për ndërtimin e “Parkingut të Gjelbër”.
Projekti për ndërtimin e “Parkingut të Gjelbër” do të bëhet në krahë të Amfiteatrit dhe Bulevardit të qytetit.