QKMF-ja në Kamenicë pajiset edhe me autoambulancë për vizitat në shtëpi dhe procesin e vaksinimit
KamenicëPostuar: 11:21 / 09.11.2023
“Përpos numrit të shërbimeve të reja mjekësore të cilat janë shtuar si asnjëherë më parë, tani po avancojmë edhe më shumë, duke u ofruar shërbime mjekësore edhe në shtëpitë e juaja për të gjithë ata qytetarë që nuk mundësi të udhëtojnë nga shtëpitë për në QKMF-në e qytetit.
Falënderoj Ministria e Shëndetësisë, që në mesin e 22 komunave ka përzgjedhur si përfituese edhe Komunën e Kamenicës.
Të punojmë për kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e qytetarëve është obligim.” – ka shkruar kryetari Rahimaj.