Së shpejti pritet hapja e një fabrike të re në Kamenicë

KamenicëPostuar: 23:27 / 20.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Rahimaj:

Super lajm nga Zvicra: FABRIKË E RE NË KAMENICË

Gjysmë milioni euro investim dhe mbi 10 vende të reja të punës qysh në fillim të operimit.

Prodhimi i mbështjellësve të aluminit për sistemet ventiluese, me qëllim eksportin në Evropë do të jetë qëllimi primar i kësaj fabrike.

Bartës i këtij projekti është Samir Vllasi, bashkëatdhetar i yni në Zvicër i cili është shembull i punës, suksesit dhe dashurisë për vendlindje.

Puna jonë për investime të reja #nukNdalet