Sot fillon dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi hapësinor në Komunën e Kamenicës

KamenicëPostuar: 10:15 / 16.08.2023

Ky proces do të fillojë nga ora 20:00 në mbrëmje në tërë Komunën e Kamenicës, dhe pritet të vazhdojë edhe nesër.

Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi.

Po ashtu edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve sot dhe nesër në mbrëmje derisa të përfundoj ky proces.