Të rinjtë dhe studentët e Kamenicës do të jenë përfitues të konferencave ndërkombëtare
KamenicëPostuar: 11:36 / 15.11.2023
Në këtë takim është diskutuar dakordimi në mes të dy palëve që të rinjtë dhe studentët e Komunës së Kamenicës, do jenë përfitues nga konferencat ndërkombëtare ‘DREAMin Kosovo’ dhe ‘LEAPin Conference’, të cilat do të mbahen me datë 02.12.2023 në ‘Innovation and Training Park (ITP)’ në Prizren.
Drejtoresha Burbuqe Leka duke falënderuar Drejtorin Hoxha, ka thënë se Kamenica është Komunë target nga ngjarjet që synojmë t’i realizojmë në të ardhmen.